Video
“Po të nxjerr unë timin, të fiken llampat”, Damiano sulmon Fjorentinën dhe e “pret fare” me ato që i thotë
"Po të nxjerr unë timin, të fiken llampat", Damiano sulmon Fjorentinën dhe e "pret fare" me ato që i thotëF. Tenolli
Thashetheme
Damiano, një nga ish-lojtarët që mbahet më shumë mend nga ky sezon i reality show BB, ka nisur sulmet ndaj ish-banorëve të tjerë të BB në Instagramin e tij.
Ai sulmoi fillimisht Xhenin duke e quajtur atë analfabete e më pas Xhensila Peren me disa ofendime të njëpasnjëshme.
E radhës ka qenë Fjroentina, e cila sapo kishte postuar një foto me numrin e “impressions” të marra në profilin e saj.
Damiano ka shkruar në një Instastory dedikuar asaj:
Nxjerrin nëpër Insta Story se sa ’impression’ apo views ka profili i tyre. Nuk po i rruhet njerëzve që të ndjekin sa impression ke ti lale. Ke ndonjë projekt për njerëzit? Jo s’ke, ok ik ha bukë me domate, hidh ndonjë foto, merr ca like, fli gjumë edhe repeat këtë. Se po të nxjerr dhe unë këtë profilin tim i digjet llampa Instagramit. Vëmendje me zor i thonë kësaj nga dështimi!
Reagimi nga ana e Fjorentinës nuk ka ardhur ende.
JOQ.al