Connect with us

Pasuria e Saimir Tahirit/ Prokuroria vë në lëvizje bankat dhe hipotekën për hetim

Video

Pasuria e Saimir Tahirit/ Prokuroria vë në lëvizje bankat dhe hipotekën për hetim

Pasuria e Saimir Tahirit/ Prokuroria vë në lëvizje bankat dhe hipotekën për hetimS. Bardhi

Lajme

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht hetimi për pasurinë e Saimir Tahirit nga Prokuroria e Krimeve të rënda, pasi ish-ministri dyshohet për inkrimin në çëshjen “Habilaj”.

Me qëllim që hetimi të verifikojë ligjshmërinë e pasurisë së Tahirit dhe pesonave të lidhur me të, u janë dërguar shkresa shkresa bankave të nivelit të dytë, Tatimeve, Doganave dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas gazetares Klodjana Lala, burimet kanë konfirmuar nisjen e hetimit pasuror edhe për biznesmenin O.S., i cili u arrestua pak ditë më parë në Elbasan pasi në makinën luksoze me të cilën udhëtonte iu gjetën 863 mijë euro, dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit të Brendshëm dhe një e bashkëshortes së këtij të fundit.

Pas kapjes së Sotës në Elbasan, Prokuroria e qytetit ka shpallur moskompetencë për çështjen dhe tani dosja i ka kaluar Krimeve të Rënda.

Kjo pasi Sotaj dyshohet për pastrim parash, ndërsa po verifikohen dhe lidhjet e tij të mundshme me ish-ministrin e Brendshëm.

Prokurorët pritet të marrin dëshminë e shoferit të Tahirit, me të cilin 25-vjeçari ka deklaruar se ka miqësi dhe mund të jetë ai personi që ka harruar dokumentet në automjet.

Hetuesit kryen verifikimet ne sistemin TIMS për hyrje daljet e Sotës dhe ish-ministrit të Brendshëm, për të cilën kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kanë udhëtuar së bashku jashtë vendit.

Por, prokurorët janë tejet të rezervuar për të dhënë detaje, megjithëse konfirmohet fakti se të dy kanë kaluar nga e njëjta pike kufitare, në të njëjtën ditë, me diference të shkurtër kohore, por jo me të njëjtin automjet.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan, dërguan në prokurori drejtorin e policisë së qarkut Altin Qato, i cili për më shumë se një orë e 30 minuta analizoi çështjet me prokurorët e Krimeve të Rënda. Krahas dosjes Sota, burime të rezervuara thanë se mes Qatos dhe grupit të prokurorëve është diskutuar edhe një tjetër çështje e rëndësishme, për të cilën nuk dhanë detaje.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top