Video
“Hahni dhe kazani”, Rama ndërpret bashkëpunimin me Top Channel: Gënjeshtra me bisht, gënjejnë kaq hapur
“Hahni dhe kazani”, Rama ndërpret bashkëpunimin me Top Channel: Gënjeshtra me bisht, gënjejnë kaq hapurD. Cani
Lajme
Raportet mes kryeministrit Rama dhe televizionit “besnik” të tij Top Channel, duket se janë prishur.
Kryeministri është revoltuar ditën e sotme nga një titull lajmi i publikuar në portalin zyrtar të Top Channel, televizion ky që ka qenë gjithmonë pranë pushtetit.
“Hahni dhe “kazani”, çfarë nuk u tha sot në konferencë”, ky ishte lajmi që thoshte se konferenca nuk u transmetua në ERTV.
Por, sipas Ramës, ky televizion ka gënjyer kaq hapur dhe se kjo është një gënjeshtër me bisht.
Postimi i tij:
“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.
Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?
JOQ.al