Video
Plas sherri midis të rinjve në ish-Bllok, nxjerrin armët dhe nuk i kursejnë grushtet
Plas sherri midis të rinjve në ish-Bllok, nxjerrin armët dhe nuk i kursejnë grushtetF. Tenolli
Lajme
Rreth orës 01:00 pas mesate janë raportuar të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes fizike.
Në sherr janë përfshirë 27-vjeçari Erlis Duka, banues në Tiranë i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Duka më pas është vënë në pranga për veprën penale "Moskallëzim i krimit".
Motivet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak.
Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Brigada e 8" ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :
Në rrugën " Brigada e 8", ka patur një konflikt mes disa të rinjsh.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushta.
Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale "Moskallëzim Krimi".
Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
JOQ.al