Video
Ndalohet gjyqtari që iu gjetën 300 milionë lekë në banesë, ishte pjesë e “listës së zezë” të Ramës
Ndalohet gjyqtari që iu gjetën 300 milionë lekë në banesë, ishte pjesë e “listës së zezë” të RamësF. Tenolli
Lajme
Është bërë ndalimi i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri.
Këtij të fundit iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra gjatë një kontrolli në banesën e tij.
Ndaj tij, ka nisur një hetim prej gati një viti nga Prokuroria si i dyshuar në aferë korruptive.
Miri, dyshohet se ka marrë 20 mijë euro për ndryshimin e kualifikimit të një vrasje të ndodhur në qytetin e Burrelit në vitin 1997.
Pritet vendimi nëse për gjyqtarin do merret masa e arrestit.
Ai ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010).
Gjyqtari është i përfshirë edhe në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama të publikuar në korrik të këtij viti me 100 emrat e zyrtarëve më të korruptuar.
Sipas listës të publikuar nga Rama, përmes denoncimeve të tyre, qytetarët e kanë renditur gjykatësin në vendin e 8 si zyrtarin më të korruptuar.
JOQ.al