Video
Pse u anulua takimi i madh Trump-Putin?
Pse u anulua takimi i madh Trump-Putin?A. Shehaj
Lajme
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, nuk do të takohen në asnjë mbledhje zyrtare gjatë Samitit Ekonomik Azi-Paqësor, i cili do të mbahet në Vietnam.
Ka qenë zëdhënësja për mediat e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ajo që ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se nuk do të ketë një takim mes palëve.
Ajo u shpreh se nuk do të ketë asnjë mbledhje apo takim. Sipas zëdhënëses, mund të ketë një takim informal mes dy liderëve botërorë, çka është forcuar edhe nga homologët e saj rus.
Sarah Sanders tha:
Sa i përket një takimi me Putin, nuk ka qenë asnjëherë një takim i konfirmuar dhe nuk besoj se do të ketë sëshpejti, për shkak të konflikteve në përcaktimin e orareve nga të dyja palët. Nuk ka asnjë mbledhje formale apo diçka tjetër të skeduluar mes dy palëve. Ata do të jenë në të njëjtin vend sikurse edhe ne. A do t'i flasin njëri-tjetrit? A do të përshëndeten? Me shumë mundësi, por zyrtarisht nuk kemi rënë dakord për një takim formal. Pra, nuk kemi skeduluar në asnjë pikë të axhendës tonë një takim mes Putin dhe Trump".
JOQ.al