Connect with us

Vrau mbi 100 pacientë, dëshmia e infermierit-killer: Ndieja kënaqësi…

Video

Vrau mbi 100 pacientë, dëshmia e infermierit-killer: Ndieja kënaqësi…

Vrau mbi 100 pacientë, dëshmia e infermierit-killer: Ndieja kënaqësi…A. Shehaj

Kuriozitete

Më shumë se mbi 100 pacientë mund të jenë vrarë nga një infermier, i cili po hetohet për vrasjen e dy pacientëve të tij dhe pritet të marrë dënimin e përjetshëm në Gjermani.

Prokurorët dhe policia e Oldenburg thonë se kanë arritur të bëjnë analiza tek pacientët që kanë vdekur gjatë kohës që Niels Hoegel punonte si infermier në dy spitale të ndryshme dhe kanë gjetur mbi 16 raste në çdo spital, të personave që mund të jenë vrarë nga infermieri.

Në fund të muajit gusht, zyrtarët gjermanë thanë se dyshojnë që Niels kishte vrarë të paktën 84 pacientë të tjerë, veç atyre që kishte vrarë gjatë kohës që punonte në spitalin e një burgu.

Prokurorët shprehen se do të mund të sjellin fakte të tjera në fillim të vitit 2018, kundër Hoegel, i cili u jepte pacientëve overdozë të ilaçeve të zemrës si dhe mjekime të tjera, pasi e ekzaltonte kënaqësia e të qenurit në gjendje që t'i ngjallte sërish ata.

Infermieri është dënuar në vitin 2015 për dy vrasje dhe dy tentativa vrasjeje. Gjatë seancës gjyqësore, Hoegel tha se nisi të eksperimentojë me 90 pacientë, pasi ndihej i kënaqur që do të mund t'i shpëtonte më pas. Ai tha para prokurorëve se vrau pacientë të tjerë në Oldenburg, ndërsa punoi në atë spital nga viti 1999 deri në vitin 2002 dhe në spitalin e Delmenhorst nga viti 2003 deri në vitin 2005.

Sipas prokurorëve, burri është fajtor për 38 raste në Oldebburg dhe 62 raste në Delmenhorst.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top