Video
Shkëlqim Miri është “i rëni i parë”, cilat janë kokat e tjera që do të priten në vijim?
Shkëlqim Miri është "i rëni i parë", cilat janë kokat e tjera që do të priten në vijim?A. Shehaj
Lajme
Shkëlqim Miri është gjyqtari që u ndalua paraditen e sotme pasi gjatë një kontrolli iu gjetën në banesë 300 milion lekë të vjetra.
Mirëpo, me sa duket, Miri është vetëm një nga disa prej prokurorëve e gjykatësve, të cilët renditen në një listë për "prerjen e kokave",
Akuzat që sipas Report TV rëndojnë mbi ta, janë ato të korrupsionit dhe të fshehjes së pasurisë.
Në media është publikuar një pjesë të dokumentit ku janë emrat e gjykatësve dhe prokurorëve që pritet t’i nënshtrohen kontrolleve dhe hetimit.
Në të njëjtin dokument janë edhe emrat e njerëzve të drejtësisë të dyshuar, por në respekt të hetimeve, emrat nuk janë publikuar.
Nga ajo që dallohet mes rreshtave në dokument, thuhet se hetimet kanë nisur në 9 muajt e fundit dhe deri tani numri i të dyshuarve është 10 vetë.
I pari që ra pre e fushatës së kontrolleve të pasurisë ishte Shkëlqim Miri.
JOQ.al