Connect with us

“33 vite punë dhe më hoqën për një fjalë goje”, flet gruaja që do hidhej nga oxhaku në Kuçovë

Video

“33 vite punë dhe më hoqën për një fjalë goje”, flet gruaja që do hidhej nga oxhaku në Kuçovë

"33 vite punë dhe më hoqën për një fjalë goje", flet gruaja që do hidhej nga oxhaku në KuçovëA. Shehaj

Lajme

neta

Antoneta Sala është gruaja nga qyteti i Kuçovës, e cila pas largimit nga puna, në 20 tetor hipi në një kullë ku kërcënonte se do hidhej. 52-vjeçarja pasi mbaroi studimet si operatore prodhimi nafte ne vitin 1983 u punësua në ndërmarrjen e nxjerrjes se naftës.

Pas shume vitesh pune dhe sakrifice, pas 33 vitesh jete në atë ndërmarrje, ajo është përfshirë në një situatë debati dhe konflikti. Fillimisht i janë kërkuar disa informacione në lidhje me punën, të cilat ajo nuk ka pranuar t’i japë, pasi sipas saj ka zbatuar rregulloren që të gjithë punonjësit duhet ta zbatonin.

Por, pas një mbledhje ku është ndier e fyer dhe e sulmuar i kanë dhënë njoftimin për largimin nga puna. Antoneta ka trokitur në çdo dere për te kërkuar të drejtën e saj, por nuk ka gjetur dot zgjidhje.

Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ajo ka rrëfyer se është larguar me pa të drejtë nga puna, pasi kishte dhe një kontratë pune 2-vjeçare. Ajo thotë me lot në sy se pas 33 vitesh punë është larguar vetëm për një fjalë goje. Tek shkresa e heqjes nga puna si motivacion i kanë thënë që nuk kishte prerë litarët me bar, ndërkohë kjo është e pavërtetë sipas saj.

Antoneta tha në emision:

Ne bëjmë sherr për bukën e gojës. Kujt nuk i kam shkuar. Edhe kryeministrin kam tentuar ta takoj kur erdhi në Kuçovë, por nuk më lejuan. Marr 38 mijë lekë përkrahje. Më kanë thënë se për çunat nuk më japin përkrahje se duhet të jenë të martuar. Unë mora policë dhe iu thashë hajdeni se do hidhem. Unë nuk kam faj. U largova vetëm për një fjalë goje që i thashë drejtorit. Më kërkoi informacion drejtori i ri dhe kryeinxhineri sa naftë ke dhe të tjera. Keq të zbatojmë rregulloren keq jo. Inxhinieri më tha se pse i fole ti drejtorit ashtu. Kisha 33 vite punë në ndërmarrje dhe të më heqin për një fjalë goje… I kam dhënë këtij shteti 33 vite punë. Dua vetëm një vend pune nuk kërkoj më shumë".

Ndër të tjera ajo ka treguar se pasi zbriti nga kulla u dërgua në polici dhe i premtuan se do t’i gjejnë punë dhe do t’i shlyejnë edhe kredinë që ka. Ajo paralajmëroi se po hipi prapë në kullë do hidhet.

Gruaja rrëfen më tej:

Pasi zbrita nga kulla më çuan në polici. Atje më mbajtën një shënim. Premtimi ishte se do më gjenin një punë në bashki si unë dhe për 2 djemtë e mi. Gjithashtu më thanë që do më shlyejnë edhe kredinë që kam, por asgjë nuk është mbajtur nga premtimet. Kam shkuar sërish në bashki, ku më thonë që nuk kemi fonde, nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë po hipa prapë në kullë do hidhem. Mua më premtuan shumë gjëra, por nuk është mbajtur asnjë premtim. Më thanë të bashkisë se do të fusim në punë, por asgjë nuk është bërë".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top