Video
E tradhtoi burri, prezantuesja shqiptare ndahet dhe rrit e vetme djalin e vogël
E tradhtoi burri, prezantuesja shqiptare ndahet dhe rrit e vetme djalin e vogëlA. Shehaj
Lajme
Hueyda el Sayed është një nga femrat më të veçanta të ekranit shqiptar, si në paraqitje, formim por edhe në mënyrën se si është afruar tek publiku. Ajo është bërë nënë e një fëmije shumë të shëndetshëm dhe të bukur, por duket se kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar shumë në jetën e saj.
Bukuroshja brune prej kohësh jetonte me të birin dhe të shoqin në Luksenburg, ku shtroi profesionin në pikturë dhe në fusha të tjera.
Edhe pse dukej se ajo ishte e lumtur me babanë e djalit të saj, francezin Michael Tamisier,i cili punon në Luksemburg në një kompani këshillimi financiar dhe investimesh, kohët e fundit rrugët e tyre janë ndarë.
Hueyda kishte 5 vite që njihej me Tamisier dhe 3 vitet e fundit bashkëjetonte. “Panorama” mëson se ata kanë 6 muaj që janë ndarë dhe se shkaku i prishjes së marrëdhënies të tyre ishte tradhtia e partnerit të saj 55-vjeçar.
JOQ.al