Video
Misteri/Hipi në tragetin në Durrës dhe nuk zbriti kurrë, avokati i humbur prej 8 ditësh
Misteri/Hipi në tragetin në Durrës dhe nuk zbriti kurrë, avokati i humbur prej 8 ditëshA. Shehaj
Lajme
Duhej të arrinte dhe të takonte të shoqen në Macerata të Italisë, por është zhdukur si pluhuri në shkretëtirë. Familjarët e avokatit shqiptar Besnik Muço kanë bërë denoncimin në policinë italiane si dhe në mediat vendase,. Gruaja e tij ka thënë se ai ka humbur gjurmët prej datës 2 nëntor.
Avokati dhe e shoqja Raimonda, jetojnë prej vitesh në Macerata të Italisë. Ai është nisur nga porti i Durrësit me tragetin e kompanisë Adria, por nuk mbërriti kurrë në shtëpinë e tij.
Siç shkruajnë mediat italiane, Muço duhej të zbriste në Bari, por sipas të dhënave, ai nuk ka mbërritur kurrë në port. Nga ajo ditë ka humbur gjurmët pa lënë asnjë shenjë.
Avokati nuk ka bërë as një telefonatë në shtëpi, celularin e ka të fikur dhe e gjendur në ankth, e shoqja ka lajmëruar policinë. Edhe kolegët e avokatit nuk kanë mundur të gjejnë se ku ndodhet ai, por vetëm kanë raportuar herën e fundit kur janë takuar.
Gjithë shpresat e gruas së Besnikut kanë ngelur tek hetimet e policisë italiane, të cilët po kontaktojnë të afërmit dhe personat e fundit me të cilët ka biseduar në telefon avokati.
JOQ.al