Video
Vdekja e çiklistit, nisin protestat tek Ura e Bërrylit në Tiranë
Vdekja e çiklistit, nisin protestat tek Ura e Bërrylit në TiranëA. Shehaj
Lajme
Pas përplasjes së një burri rreth të 60-ave ditën e sotme në kryeqytet, të shumtë janë personat që janë mbledhur për të protestuat për të drejtat e çiklistëve të Tiranës.
Viktima e sotme ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin që u përplas nga një makinë e madhe.
Biçiklistët e Tiranës kanë rrëmbyer mjetet e tyre të udhëtimit dhe me to i janë drejtuar urës së Bërrylit në kryeqytet. Në duar mbajnë pankarta si dhe kanë ndezur disa qirinj në vendin ku 60-vjeçari humbi jetën.
Ata kërkojnë krijimin e korsive të biçikletave dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit, në mënyrë që të mos ketë të tilla ngjarje të dhimbshme.
JOQ.al