Video
Ndihmoi në trafikun e drogës, prokuroria heton ish-ministren e Ramës
Ndihmoi në trafikun e drogës, prokuroria heton ish-ministren e RamësL. Çela
Lajme
Skandalet për qeverinë shqiptare po kthehen në një telefilm plot seri.
Pas çështjes së shumëpërfolur të Saimir Tahirit, Prokuroria ka dhjetëra dosje hetimesh për bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, të cilat do të bëhen shumë shpejt publike.
"Peshku" i radhës sipas "Citynews" do të jetë ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Prokuroria ka kohë që ka filluar të skanojë çështjen e mosfunksionimit të radarëve. Kjo ka ndihmuar trafikun e drogës në aksin Shqipëri-Itali.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, së fundmi paralajmëroi se do të arrestohen "peshq të mëdhenj" nga politika shqiptare.
Shohim nëse qëndrimi i tij i është referuar Kodhelit.
JOQ.al