Video
“Çkemi JOQ nëse doni passwordin tim ua dërgoj”, kur Damiano vuante për famë, por sot ka ‘harruar’
"Çkemi JOQ nëse doni passwordin tim ua dërgoj", kur Damiano vuante për famë, por sot ka 'harruar'S. Bardhi
Vec-e-jona
Lajmet e showbiz-it janë gjithnjë të preferuarat e lexuesve shqiptarë sipas statistikave që përllogarisin audiencën.
Kush përbën showbiz në vendin tonë të vogël? Thuajse çdo një në 3 banor është i gatshëm “të shitet” për pak famë në mënyra nga më të zgjuarat e deri te marrëzitë e kamufluara me budallik apo me forma “të bukura” trupore.
Një personazh si Damiano Agalliu nuk është i panjohur për JOQ.al, e njohim si emër por jo për ndonjë vepër që ka lënë mbresë.
Në kohën kur Agalliu u bë pjesë e formatit “Big Brother” e kuptuam menjëherë qëllimin e tij, të fitonte famë, sepse në inboxin e JOQ.al kishte shkruar shumë herë (foto në galeri), madje duke dërguar biseda me vajza apo djem që kërkonte t’i degjeneronte, foto me tatuazhet e tij të fundit apo edhe të na jepte Passwordin e tij të Facebook vetëm për pak famë.
Ky qëllim i Damianos u bë edhe më faktik nga mënyra se si ai doli nga programi “BB” dhe gjithë zhurma që bënte me deklaratat e tij.
Çkemi Damiano? Na mban mend apo jo?! Ndoshta nuk je në dijeni, por kur përmendet JOQ.al është portali ynë që fiton kredibilitet dhe jo individi apo faqja që merret me ne, kështu që na vjen keq, por tek ne nuk paraziton askush famë.
Ditët e fundit redaksia jonë ka bërë lajm një postim të Damianos lidhur me diss-in që i bënte Fiorentinës dhe për këtë Damiano ka reaguar duke na quajtur ndër të tjera “kancer” dhe të shitur për klikime.
Me një krenari modeste e themi se po, jemi “kancer” për gjithë klasën politike, në portalin tonë mund të gjendet çfarëdolloj lajmi, por kurrë nuk është shkruar një lajm që i bën fresk pushtetit politik dhe as partive në veçanti.
As lajme të rreme nuk bëjmë kurrë, paçka se prej aftësisë së gazetarëve tanë në nuhatjen dhe gjetjen e lajmit shumëkujt mund t’u duken histori të trilluara lajmet tona.
Një kriter që ka webi JOQ.al është: Ta duash atdheun tënd. Prej kësaj jemi edhe portali i vetëm që trajton problemet dhe fenomenet e quajtura “hallet e popullit” dhe është suksesi i vetëm me të cilin jemi rritur.
Me siguri një rrugë e prishur, një çati që pikon, një polic që i heq bukën e gojës nga dora një qytetari, një shkollë pa drita, një gjobë e vënë padrejtësisht e shumë probleme të tilla që gjenden në shoqërinë tonë nuk i bëjnë përshtypje një personazhi si Damiano.
Lajmet e showbizi-t nuk rritin askënd i dashur Damiano, sepse të tilla gjen në çdo portal.
E nëse duhet ta kujtojmë, jetojmë në kapitalizëm dhe mbijetesa është e vështirë, por nuk kemi zgjedhur mënyrën më të lehtë për të mbijetuar që është shitja tek partitë politike. Madje, s’kemi nevojë të shitemi askund, thjesht do bëjmë punën tonë në mënyrën që dimë ne dhe koha ka treguar se kemi goxha sukses në sytë e lexuesit, në sytë e popullit!
S’kemi asgjë personale me askënd, por e ndjejmë përgjegjësi të mbrojmë punën tonë parimore nga cinikë që kur panë se nuk mund të përfitojnë nga redaksia jonë, u hodhën në sulm macesh, por që e kuptojmë, kemi parë edhe më keq.
Fotot nga disa prej mesazheve të personit në fjalë nisur për JOQ.al.
JOQ.al