Video
Skandali ne wikipedia: Durrësi u themelua nga grekët dhe u banua nga barbarët shqiptarë
Skandali ne wikipedia: Durrësi u themelua nga grekët dhe u banua nga barbarët shqiptarëS. Bardhi
Lajme
Wikipedia është një dritare informacioni që është i aksesueshëm nga kushdo, por edhe mund të hedhë informacion kushdo në të.
Fatkeqësisht ose fatmirësisht Wikipedia është burimi i parë nga i cili përdoruesit e internetit kërkojnë informacion.
Megjithëse është webi që mban informacionin më të madh, rrallë flitet për besueshmërinë e asaj që shkruhet në të.
Skandali i fundit i zbuluar në Wikipedia, ka të bëjë me përshkrimin e qytetit të Durrësit në gjuhën angleze, ku edhe pse në fund të artikullit citohen referenca dhe burime historike shqiptare dhe më gjerë, artikulli thotë se Durrësi është themeluar nga grekët dhe është pushtuar nga barbarët shqiptarë.
Pjesa kur përshkruhet historia mesjetare e Durrësit ndër të tjera në Wikipedia lexon:
Dy pelegrinë irlandezë që vizituan Shqipërinë teksa po bënin rrugën e tyre për në Jeruzalem më 1322, raportuan se Durrësi ishte i banuar nga latinët, grekët, hebrenjtë e pabesë dhe është banohej nga shqiptarët barbarë.”
Historia e Durrësit në Wikipedia është e gjatë, por një skandal i tillë nuk ishte parë ndonjëherë.
Megjithëse druajmë t’i bëjë kujt përshtypje, sepse jemi mësuar që tekstet e historisë marrin drejtim ashtu siç i do partisë në pushtet.
Por, le të reagojmë për të parët tanë që mezi ruajtën këtë territor që trashëgojmë sot si atdheun tonë.
JOQ.al