Video
Bëhen bashkë/ PS, PD dhe LSI gati të shkatërrojnë Valbonën!
Bëhen bashkë/ PS, PD dhe LSI gati të shkatërrojnë Valbonën!D. Cani
Lajme
Ditën e sotme Shoqëria Civile ka nisur protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.
Është i frikshëm fakti se janë planifikuar 11 HEC-e për t'u ndërtuar brenda parkut të Valbonës dhe tre të tjerë jashtë tij.
Në formë proteste, qytetarët kërkuan një takim me kryetarin e bashkisë së Tropojës, por ai as nuk u bë i gjallë, pasi ishte i zënë me festën e gështenjave.
Vetëm për ndërtimin e tre HEC-eve është vënë në dispozicion një vlerë prej 70 milionë eurosh, ndërsa njërit prej tyre i ka mbaruar afati.
Ajo që bie më shumë në sy, është fakti se populli ndihet më i braktisur se kurrë.
Edhe pse të shumtë në numër, për protestuesit duket se nuk pyet askush.
Të trija partitë kanë krijuar “lidhjet” e tyre me biznesmenët dhe e shohin këtë si përfitim për vete, por sigurisht, në kurriz të popullit.
Ditën e nesërme pritet gjithashtu një tjetër protestë nga qytetarët. Por a do të dalë dikush?
Edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo politikë t’u pijë gjakun qytetarëve?
JOQ.al