Video
Suedia mposht Italinë, në stadium shohin dy “spiunë” nga Manchester
Suedia mposht Italinë, në stadium shohin dy "spiunë" nga ManchesterL. Çela
Sport
Ndeshjen Suedi-Itali (1-0), e vlefshme për kualifikimin në Botërorin e Rusisë, sot e “spiunuan” dy personazhe të njohur të futbollit, Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho.
Trajneri portugez kishte arsye për të ndjekur ndeshjen në stadium, sepse po luanin lojtarët e tij te Manchester United, Matteo Darmian dhe Lindelof.
Natyrisht, për Ibrën nuk ka nevojë për shpjegime. Ai është idhulli i suedezëve dhe prej tij pritej që të bëhej udhëheqësi i skandinavëve në Kupën e Botës.
Dëmtimi i fundit nuk e ka lejuar të luajë, por pritet që të kthehet në fushë shumë shpejt.
JOQ.al