Video
I riu shqiptar alarmon policinë gjermane, bllokohet aeroporti i Hamburgut
I riu shqiptar alarmon policinë gjermane, bllokohet aeroporti i HamburgutA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Një shqiptar i moshës 22-vjeçare, i cili ndodhej në Gjermani për të kërkuar azil, por që i është refuzuar statusi, ka ngritur në këmbë policinë e shtetit gjerman.
Ai ka mundur të arratiset nga burgu që ndodhet në aeroportin e Habmurgut. Më pas policia ka mësuar se 22-vjeçari shqiptar është ndihmuar nga një 24-vjeçar algjerian, për të çarë rrethimin me gjemba të burgut.
Policia thotë se ai e kishte përgatitur mirë arratisjen. Krevatin në dhomën e burgut e kishte maskuar në mënyrë që të dukej sikur ai ende ishte duke fjetur aty.
Kur u konstatua zhdukja e tij, përgjegjësit e burgut njoftuan autoritetet e aeroportit, pasi ekzistonte rreziku që ai të ikte përmes pistës së aeroportit. Kështu, rreth orës 20.15 është bllokuar qarkullimi i aeroplanëve në mënyrë që të hulumtohej terreni.
Në orën 21.35 ka përfunduar kërkimi në aeroport dhe ka vazhduar puna normale. 22 vjeçari ende vazhdon të jetë në kërkim.
JOQ.al