Connect with us

Thikë në bark vëllait e kunatës, çfarë ndodhi brenda shtëpisë Aliu në Elbasan?

Video

Thikë në bark vëllait e kunatës, çfarë ndodhi brenda shtëpisë Aliu në Elbasan?

Thikë në bark vëllait e kunatës, çfarë ndodhi brenda shtëpisë Aliu në Elbasan?A. Shehaj

Lajme

shtepi

Foto ilustruese

Sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar në një konflikt me armë të ftohta në lagjen "Brigada 17 Sulmuese" në qytetin e Elbasanit.

Dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin në banesë dhe njëri prej tyre ka rrëmbyer thikën e pa e menduar dy herë, ia ka ngulur tjetrit.

Autor i kësaj ngjarjeje është 35-vjeçari Altin Aliu, ndërsa të plagosurit janë 43-vjeçari G.I. dhe bashkëshortja e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.

Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top