Video
Shkon të ndihmojë greken, ajo masakron me thikë shqiptarin 35-vjeçar
Shkon të ndihmojë greken, ajo masakron me thikë shqiptarin 35-vjeçarA. Shehaj
Lajme
Një 26-vjeçare greke dhe një 35-vjeçar shqiptar kanë qenë protagonistët e një tragjedie që ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Kretë të Greqisë.
Gjithçka nisi rreth orës 1 të natës, kur 35-vjeçari shqiptar doli nga banesa e tij dhe buri re se fqinja 26-vjeçare, e cila ishte e droguar, po bërtiste dhe po alarmonte lagjen.
E reja, e cila sipas mediave dhe zyrtarëve grek, është një përdoruese e rregullt e drogërave, ishte duke kaluar një krizë dhe godiste e qëllonte me çfarë të gjente, këdo që i dilte para.
35-vjeçari shqiptar, i cili nuk është identifikuar, kishte shkuar që ta qetësonte, në momentin kur gruaja rrëmbeu thikën dhe e qëlloi disa herë pa pushim.
Shqiptari, baba i dy fëmijëve, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të rënda. Ai u dërgua në spital, ku edhe humbi jetën, ndërsa grekja 26-vjeçare, fqinjë e tij, u arrestua.
JOQ.al