Video
1 ton kanabis nga Velipoja për në Itali, kapen mat shqiptarët në momentin e transportimit me skaf
1 ton kanabis nga Velipoja për në Itali, kapen mat shqiptarët në momentin e transportimit me skafF. Tenolli
Lajme
Në fshatin Vilun të Velipojës, policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të tipit kanabis.
Aksioni antidrogë ka nisur mbrëmjen e së premtes dhe ka përfunduar paraditen e sotme.
Në pranga kanë rënë tre persona dhe është sekuestruar një automjet.
Lënda narkotike po shkarkohej gjatë natës nga një furgon për në skaf, me qëllim transportimin në Itali.
Pesha e saktë nuk dihet ende, pasi po bëhet peshimi. Mendohet se është rreth 1 ton kanabis.
Policia e Shkodrës pritet të dalë në konferencë për median për operacionin antidrogë.
JOQ.al