Video
Tersi ndjek Kombëtaren, pas Bashës dhe Strakoshës sot largohet ylli i radhës
Tersi ndjek Kombëtaren, pas Bashës dhe Strakoshës sot largohet ylli i radhësK. Demiraj
Sport
Në prag të ndeshjes miqësore me Turqinë, Kombëtarja shqiptare po ndiqet nga fati i keq. Gjithçka po shkon keq për Kristian Panuçin gjatë përgatitjeve në Antalia
Pas largimit të Migjen Bashës dhe Thomas Strakoshës si të dëmtuar, sot ka qenë radha e një tjetër futbollisti për të braktisuar grumbullimin.
Fjala është për ish-lojtarin e Skënderbeut, Liridion Latifin.
Futbollisti që aktualisht aktivizohet në Hungari është paraqitur i dëmtuar në grumbullim dhe pas vëzhgimit të stafit gjatë këtyre ditëve, është vendosur t’i jepet lejë për t’u kthyer te klubi i tij.
Mësohet se ai nuk mund të riaftësohej në kohë që të ishte i gatshëm për t’u aktivizuar ndaj Turqisë ndaj u morr ky vendim i papritur.
JOQ.al