Video
U akuzua për presion, reagon drejtoresha nga Durrësi por “bie brenda me këmbët e veta”
U akuzua për presion, reagon drejtoresha nga Durrësi por "bie brenda me këmbët e veta"S. Bardhi
Vec-e-jona
Në denoncimin e bërë para 3 ditësh një një prind për JOQ.al, thuhej se në shkollën 9-vjeçare “Vasil Ziu” në Durrës u bëhej presion fëmijëve për të sjellë para që shkolla të blinte objektet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor (këtu).
Prindi bënte përgjegjës për këtë drejtoreshën Luljeta Turkeshi dhe me të drejtë, sepse është firma e saj që rezulton në fletët ku lexon vendimi për mbledhjen e të ardhurave.
Parimisht reagimi i drejtoreshës është në rregull, mirëpo praktikisht bie në kundërshtim me ato që lexon në letrën e mëposhtme. Edhe pse zonja Turkeshi thotë që nuk ka sallë për laptope, në shkresë figuron që janë blerë 3 copë. Edhe pse drejtoresha thotë që është kërkuar kontributi i komunitetit, prindërve, biznesmenëve dhe zanatçinjve, sërish në dokumentat e dërguara nga prindi për JOQ.al, përmenden vetëm prindërit asnjë subjekt tjetër si burim i kontributit "vullnetar".
Meqë drejtoresha nuk e paska problem që t’u kërkojë para prindërve, qoftë edhe pa presion, pse nuk ushtron pak presion tek Bashkia Durrës apo tek DAR?!
Këtë nuk e dimë, por edhe hipoteza e zonjës Turkeshi që prindi ka akuzuar pa baza bie poshtë sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e firmosur dhe nuk kishte si ta siguronte prindi nëse nuk do ishte prind që ka një fëmijë në këtë shkollë.
Drejtoresha Turkeshi ka reaguar për “DurrësiLajm” duke thënë:
Prindi qe ka bere lajmin ne Jeta eshte qejf, ka akuzuar pa baza, (mendoj qe nuk eshte prind i shkolles), pasi
1. nuk eshte ushtruar presion tek mesuesit per te kerkuar kontributin e prinderve, gje qe mund te verifikohet shume mire, nese pyesni mesuesit.
Kane qene vet kryetaret e keshillit te prinderve te klasave, te cilet jane njohur me pare, ne nje takim te organizuar me keshillat e prinderve te klasave nga drejtoria.
Ne kete takim eshte kerkuar mbeshtetje nga komuniteti, prinder biznesmene dhe zanatcinj, qe te kontribojne ne menyre vullnetare dhe profesionalisht, per te krijuar kushte sa me te mira per rritjen e cilesise ne mesimdhenie dhe kushte sa me te mira per ambjentet ku zhvillohet mesimi.
Evidentimi i nevojave per shkollen eshte bere sipas procedurave qe kerkon udhezimi nr 29 i vitit 2007, i cili eshte akoma ne fuqi, me te cilin punojne te gjitha shkollat.
Kontributi eshte vullnetar, jo me shume se 1000 leke te reja per familje dhe ky kontribut shkon për:
1.lenden
2.klasen
3.shkollen
sic citohet ne kete udhezim.
Do te thote qe kerkesa drejtuar prinderve permban nevojat sipas pikave 1.2.3.
Nevojat per baze materiale ne fillim kerkohen nga departamentet lendore.
I. Magnetofone per zhvillimin normal dhe cilesor te mesimdhenies dhe i te nxenit, me kurrikulen e re me kompetenca, te lendeve:
1.Gjuhes se huaj
2.Gjuhes shqipe
3.Teater
4.Muzike ne te dy ciklet.
II.kerkesa per laptop dhe projektor vjen per shkak te
1.Mungeses se salles se mirfillte te informatikes (pasi numri i klasave eshte i kufizuar).
2.kompjuterat jane shume te amortizuar dhe nuk jane ne funksion ne lenden e informatikes.
Mesimi i lendes se informatikes zhvillohet neper klasa, keshtu qe u pa e arsyeshme qe nese do pajiseshim me laptop, do te jete mundesia e zhvillimit te mesimit te informatikes me grupe nxenesish ne klasat ku ato zhvillojne lendet e tjera.
3.Roja e shkolles ka vite qe paguhet nga kontributi i prinderve.
Kjo per arsye se nuk kemi roje te emeruar nga bashkia.
4.Jane rinovuar jane rinovuar te gjitha syprinat e bankave. Mirembahet oborri gjelberim e stola po me kontributin e prinderve.
Ne fillim te cdo viti shkollor i kerkohet bashkise per plotesimin e nevojave te shkolles
1.Shtese ambienti
2.roja e shkolles
3.tavolina
4.karrike
5.lyerje te shkolles
6.mjete te edukimit fizik etj por nuk kam patur asnje mbeshtetje ne kete drejtim.
Cdo nevoje eshte plotesuar me kontributin e prinderve. Kete vit e theksoj se nuk eshtë kerkuar ky kontribut nga mesuesit e shkolles, por kane qene ver kryetaret e keshillit te prinderve te klasave qe i jane drejtuar prinderve te tjere.
Kontributi eshte vullnetar ……….sic eshte edhe ne kerkesen drejtuar prinderve.
Kerkesa drejtuar prinderve nuk eshte personale, por vendimi merret nga bordi i shkolles.”
Dhe herë tjetër shpresojmë që drejtoresha të bëjë një reagim me më pak gabime ortografike, një këshillë dashamirëse kjo.
JOQ.al