Video
1.5 ton drogë në Velipojë/ Kush janë 5 të arrestuarit, mes tyre dhe një polic
1.5 ton drogë në Velipojë/ Kush janë 5 të arrestuarit, mes tyre dhe një policA. Naçi
Lajme
1.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis u kap sot në operacionin e Vilunit në Velipojë. Sasia e madhe e drogës ishte drejtuar për në Itali. Ndërkohë policia e shtetit ka bërë të ditur emrat e pesë personave që janë arrestuar, mes tyre dhe një efektiv policie. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi munden të shpëtonin.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shkodrës, dha detaje për operacionin.
Emrat e të arrestuarve:
Enriko Zyle, punonjës i Drejtorisë së Kufirit në Tiranë
Sokol Uka, 42 vjeç, Velipojë
Arbër Gozhanaj, Shkodër
Genti Dano, nga Vlora
Dervish Gjolekaj, nga Vlora
K. N., nga Përmeti
Gj. N., nga Lezha
Detajet nga policia
Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”.
Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit : J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.
Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.
Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet.
Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.
Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
JOQ.al