Connect with us

Voltana Ademi sqaron ndalimin nga policia: Aksion alla-komunist që u fut frikën të gjithëve

Video

Voltana Ademi sqaron ndalimin nga policia: Aksion alla-komunist që u fut frikën të gjithëve

Voltana Ademi sqaron ndalimin nga policia: Aksion alla-komunist që u fut frikën të gjithëveS. Bardhi

Lajme

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për lajmin që ka qarkulluar në media të ndryshme ku thuhej se zonja është ndaluar nga Policia Rrugore.

U raportua se Ademi ishte ndaluar pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, por me anë të një statusi në Facebook kryebashkiakja mohon të jetë e vërtetë, pasi në këtë kohë makina e saj gjendej në oborrin e bashkisë.

Por, për çudinë e të gjithëve Voltana Ademi stigmatizon policët si personazhe që vetëm sa pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe nuk u shërbejnë atyre.

Voltana Ademi shkruan në Facebook:

Sërish propaganda prodhon fake neës.

Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.

Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.

Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.

NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.

Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.

Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.

Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.

Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.

E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake neës.

(Më poshtë po iu ilustroj përmes fotove situatën në rrugët e qytetit të Shkodrës).”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top