Video
Shkoi në urgjencë me dhimbje të forta në stomak, doktorët habiten nga ajo që i nxjerrin
Shkoi në urgjencë me dhimbje të forta në stomak, doktorët habiten nga ajo që i nxjerrinA. Naçi
Shendeti
Doktorët kanë eksperienca të ndryshme në varësi të rasteve që paraqiten nga pacientët. Shpesh ato bëhen dhe pjesë të medias duke u shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Kështu, një rast tronditës është zbuluar nga kirurgët në Indi, ku një të riu i është gjetur një kilogram dru dhe plastikë në stomak.
Arjun Sah shkoj në spital pasi kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve kirurgët zbuluan se në stomakun e tij kishte mbetje të drusë dhe plastikës.
Mediat vendase raportojnë:
16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital".
Pas tri ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalin masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme.
Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.
JOQ.al