Connect with us

I cilësuar si “zot” i drogës, Alket Hatiaj flet nga vendi ku i fshihet policisë: Le të më vrasin

Video

I cilësuar si “zot” i drogës, Alket Hatiaj flet nga vendi ku i fshihet policisë: Le të më vrasin

I cilësuar si "zot" i drogës, Alket Hatiaj flet nga vendi ku i fshihet policisë: Le të më vrasinA. Naçi

Lajme

alket-hatija

Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, i cilësuar si një prej bosave më të mëdhenj të drogës nga mediat italiane, Alket Hatiaj nga baza ku fshihet ka pranuar rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës, ndërsa do flasë edhe për akuzat dhe vitet e burgut në Shqipëri.

Teksa qëndron në arrati që prej korrikut të këtij viti, Hatiaj thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohetpasi nuk ka besim tek drejtësia. Ai është dënuar me 20 vite burg në Itali, si pjesë e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Nga "detyrim paraqitje" tek masa "arrest me burg"

Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale, shkruan Balkanweb.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer. Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top