Connect with us

Me vezë të ngrira Bleona kërcënon: Ua them emrat e dashnorëve që keni dhe fëmijët e abortuar

Video

Me vezë të ngrira Bleona kërcënon: Ua them emrat e dashnorëve që keni dhe fëmijët e abortuar

Me vezë të ngrira Bleona kërcënon: Ua them emrat e dashnorëve që keni dhe fëmijët e abortuarS. Bardhi

Thashetheme

Bleona Qereti shkaktoi jo pak zhurmë ditën e djeshme kur vendosi të publikonte live dy hapat e procedurës për të ngrirë vezoret në mënyrë që t’i përdorë kur të vijë momenti, sipas saj.

Shumë e komentuan si një veprim të paarsyeshëm e shumë të tjerë si diçka të zgjuar dhe që duhet të ndiqet si shembull nga gratë.

Në fakt, Bleona ka të drejtë kur e kthen këtë në çështje feminizmi, sepse të jesh femër nuk të thotë domosdoshmërisht të bësh fëmijë, vetëm sepse kështu e imponon kodi moral.

Por ana tjetër e medaljes mund të jetë që Bleona thjesht do vëmendje mediatike, pasi me një hamendësim të thjeshtë me siguri këngëtarja do e ketë marrë parasysh reagimin e publikut kur ka vendosur të publikojë videot e tilla, sepse shoqëria jonë ende është shumë e lidhur pas traditës dhe familja mban ende fronin si e shenjtë.

Edhe iluzionari më i madh priret të besojë që është çështje vëmendjeje, pasi për hir të së vërtetës Bleona me këngët nuk është se ka pasur ndonjë fluks të madh në treg këto kohë.

Në një video live për ndjekësit e saj në Instagram, Bleona ka reaguar duke “kërcënuar” në një farë forme të gjitha portalet që dezinformuan qëllimin e saj, që ende nuk është shumë i qartë për lexuesit.

Bleona në pjesët e shkëputura të videos në InstaStory thotë:

Jam këtu në Firenze për të blerë rroba për mamin, babin dhe fëmijën tim që do vijë në jetë kur të ndihem unë gati, por që do ju lajmëroj shumë shpejt. Dua t’ju them që t’i fshini të gjitha lajmet e pavërteta që keni thënë për mua. Nëse nuk i fshini, unë do të tregoj gjithë dashnorët që keni. Sepse unë nuk jam si ju që pini tre shishe verë dhe flini me të vetmin person që ju çon në shtëpi atë natë dhe pas një muaji shkoni abortoni në gjirize. Këto jeni ju, nuk jam unë. Jeni ju ato që bëni fëmijë me një njeri kë të gjeni në rrugë. Se duhet bërë një fëmijë, s’ka rëndësi a ia dua babën. Ato jeni ju, jo unë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top