Video
Rama sulmon edhe median italiane për reportazhin e Bulqizës: Pamje të ndyra të fëmijëve që…
Rama sulmon edhe median italiane për reportazhin e Bulqizës: Pamje të ndyra të fëmijëve që…S. Bardhi
Lajme
Nëse ka një gjë që e irriton kryeministrin Rama me sa duket është pasqyrimi i realitetit të prekshëm shqiptar.
Prej kohësh kryeministri i ka “hapur luftë” medias duke përhapur propagandën se mediat në Shqipëri janë “kazan”, por kësaj here ka kaluar kufinjtë shqiptarë.
Gazetarët investigativë të emisionit italian “Le Iene” transmetuan me 31 tetor në Mediaset një kronikë të realizuar në Bulqizë, ku shpaloseshin pa doreza kushtet mizerabël të punës.
Por, jo vetëm kaq, ndoshta për herë të parë popullit shqiptar iu servirën imazhe që duken gati surreale, fëmijë të mitur që mblidhnin krom me kova për të nxjerrë ndonjë kacidhe në fund të ditës.
Madje, gazetarja italiane intervistoi edhe fëmijët që kishin lënë shkollën për të mbledhur krom.
E kjo na paskësh nxehur së tepërmi kryeministrin Rama, sepse sipas tij qenka prishur mazhi për vendin tonë.
Imazhi i Shqipërisë është i kalbur dhe vetëm ata që e jetojnë dhe rropaten nëpër punët e rëndomta e dinë zoti kryeministër.
Në një drekë në Mat, të cilën e transmetoi live Rama tha:
Më erdhi inat me një media italiane se kishin bërë një reportazh të ndyrë për fëmijët që mbledhin krom, me filmime të vjetra. Tani mund të ketë ndonjë rast sporadik, por s’është më siç ka qenë. Për të treguar: Ja Shqipëria! Tmerr.. tmerr. Ç’a të thuash. Kazanë gjithandej…”
Nuk zgjidhen problemet duke i injoruar sikur nuk ekzistojnë, por duke marrë masa që të zgjidhen e në Bulqizë nuk është bërë diçka e tillë, sepse aty vendi është i kapur nga “mafia” që përfiton tonelata të tëra kromi dhe nxjerr fitime marramendëse në shpinë të nën-pagimit dhe mbi-shfrytëzimit të bulqizakëve.
JOQ.al