Video
Lorik Cana e pranon: Kam bërë reklamë brekësh, por jo si Ronaldo
Lorik Cana e pranon: Kam bërë reklamë brekësh, por jo si RonaldoL. Çela
Sport
I ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, sonte tha disa fjalë mjaft pikante.
Për shembull, ai shpjegoi se Shkëlzen Gashi me Ergys Kaçen një herë i ka kapur duke folur në anglisht, sepse nuk merreshin vesh prej dialekteve.
Ish-kapiteni i Shqipërisë u ngacmua nga Ermal Mamaqi për faktin që futbollistët paguhen shumë, kur populli "nuk ka bukë të hajë" (si ironi e aktorit për komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kur ai poston diçka të bukur nga jeta e përdishme).
Ja si u përgjigj Cana:
Nuk është se e kemi zgjedhur ne profesionin. Çdo punë, çdo zanat, është i ndershëm. Pasionet i bëjnë njerëzit të ëndërrojnë, me qindra miliona njerëz. Sigurisht, paguhemi. A kam bërë reklamë për brekët? Po, por jo si Ronaldo. Ai i ka të vetat".
JOQ.al