Connect with us

Zhdukja misterioze e avokatit dhe telefonata e tij e fundit me vëllanë, policia: Ja çfarë dimë ne

Video

Zhdukja misterioze e avokatit dhe telefonata e tij e fundit me vëllanë, policia: Ja çfarë dimë ne

Zhdukja misterioze e avokatit dhe telefonata e tij e fundit me vëllanë, policia: Ja çfarë dimë neA. Shehaj

Lajme

adria

Prej datës 2 nëntor avokati Besnik Muça është shpallur i humbur, ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Muça ka bërë denoncimin në policinë italiane. Besniku dhe e shoqja duhej të takoheshin të dy në Itali, ndërsa burri ishte nisur nga porti i Durrësit për në atë të Barit, por që bazuar në sistem, nuk ka zbritur kurrë në tokën e shtetit fqinj.

Vëllai i 54-vjeçarit shprehet se e ka telefonuar pak përpara se trageti të nisej, por telefoni i tij ka rezultuar i fikur.

Nga verifikimi paraprak, zyrtarisht mësohet se Besnik Muça ka kryer check-in dhe është imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari, por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.

Po ashtu, burime për "Panorama" thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autoritetet shqiptare te homologet e tyre kufitarë italianë, nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.

Gjithashtu, nëpërmjet kamerave, do të verifikohet nëse për rrethana të paqarta, avokati mund të ketë zbritur sërish nga trageti. Ndaj po verifikohen edhe tabulatet telefonike për të saktësuar nëse para nisjes ka pasur ndonjë telefonatë, çka e ka detyruar atë të zbresë sërish.

Për këtë shkak, hetuesit e Policisë që po punojnë për këtë ngjarje, kanë kërkuar nga Policia Kufitare të verifikojë sistemin “Tim”-s për të verifikuar nëse ka kaluar kufirin shqiptar apo jo si dhe i kërkuan të kontaktohet Policia Kufitare në portin e Barit dhe të saktësohet nëse ai ka zbritur në këtë port.

Duke marrë parasysh të dhënat paraprake, Policia ka ngritur disa pista hetimi. Kamerat e sigurisë së tragetit do të përcaktojnë lëvizjet e 54-vjeçarit në ambientet e brendshme të mjetit lundrues, por edhe momentin e imbarkimit dhe zbritjes (nëse ka zbritur) në portin e Barit nga trageti i kompanisë “Adria Ferris”.

Sipas vëllait të tij, Muça ishte një njeri i mbyllur, por familjarët nuk kanë dijeni për ndonjë shqetësim të tij kohët e fundit. Ai nuk ka shprehur te familjarët asnjë shqetësim apo kërcënim që mund t'i jetë bërë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top