Video
“Pse Kim më quan plak, kur unë s’e quaj të shkurtër dhe të shëndoshë?”, Trump do të bëhen miq
"Pse Kim më quan plak, kur unë s'e quaj të shkurtër dhe të shëndoshë?", Trump do të bëhen miqA. Shehaj
Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur edhe një herë në lidhje me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, duke shkruar në Twitter se do të jetë mik i Kim Jong Un, i cili e ka quajtur "plak".
Lideri i amerikanëve shkruan në rrjetet sociale:
Pse Kim Jong Un më quan plak, kur unë nuk do ta quaja kurrë të shkurtër dhe të shëndoshë? Mundohem shumë që të jem miku i tij dhe ndoshta kjo do të ndodhë një ditë".
Presidenti nuk i ka kursyer batutat me gazetarët, kur ata e kanë pyetur në lidhje me mundësinë për të qenë i afërt me liderin koreano-verior.
Trump është shprehur:
Ka gjëra që mund të vërtetohen në jetë. Kjo mund të jetë një gjë shumë e çuditshme, por ekziston mundësia, edhe pse është e vështirë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, do të ishte diçka shumë e mirë për Korenë e Veriut por edhe për shumë shtete të tjera".
JOQ.al