Connect with us

Kush është burrelsja që la Ramën pa fjalë: S’e heq mikrofonin unë, dëgjomë me vëmendje!

Video

Kush është burrelsja që la Ramën pa fjalë: S’e heq mikrofonin unë, dëgjomë me vëmendje!

Kush është burrelsja që la Ramën pa fjalë: S'e heq mikrofonin unë, dëgjomë me vëmendje!A. Shehaj

Lajme

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka qenë për vizitë në disa qytete të veriut dhe ndër të tjera, në kthim, u ndal edhe në Burrel. Në dëgjesat publike kreu i qeverisë u has me një zonjë të thyer në moshë, rreth të 80-ave, e cila ia mblodhi dhe ia bëri tamam 8 me 2, duke i përmendur disa nga problemet dhe hallet që ka ajo vetë si qytetare, zona e saj, por që njëkohësisht janë edhe probleme të gjithë shoqërisë tonë.

E moshuara rrëmbeu mikrofonin dhe duke i rifreskuar kujtesën Ramës, pyeti se pse Burreli ishte qyteti më i varfër në zonën e veriut, kur nëntoka e tij është kaq e pasur.

Ajo tha:

Ne në qytetin e Burrelit, gjithë këtë pasuri që kemi ne, minierat, kromin, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfri i gjithë veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtremba-shtremba. Unë flas i nënë e vjetër dhe pensioniste. Kam punuar 38 vjet ndaj më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, sepse ka qenë qyteti më i mirë në të gjithë zonën e veriut. Qytet lulesh, qytet mollësh".

Duke folur për reformën e ujit, gjyshja i kujtoi Ramës një plagë të vjetër të sajën. Ajo u shpreh se Marksi dhe Engelsi (duke nënkuptuar ideologjitë dhe doktrinat e tyre), i kanë marrë dynymë të tëra toke për të ndërtuar hidrocentralin në Ulëz, por që deri më sot askush nuk e kishte kompensuar.

E moshuara shton se në vitin 2014 nuk kishte pasur mundësi të paguante energjinë elektrike dhe për këtë ishte kërcënuar, si shumë shqiptarë të tjerë, se do ta fusnin në burg.

Duke thënë se kurrë nuk do të ketë para për të paguar atë energji të harxhuar prej saj, burrelsja u shpreh:

Në ujin e kemi vet. Hidrocentrali i Burrelit mua më ka zënë 300 dynym tokë në Ulëz, ndërsa unë kam në 2014 drita pa paguar dhe ti thua "do të fus në burg. Për atë pronën atje, mua s'më ka dhënë askush asnjë qindarkë. S'jam e zonja ta paguaj kurrë 2014-ën.

80-vjeçarja përmendi edhe çështjen e taksave të biznesit të vogël, si dhe kujtoi papunësinë e të rinjve, teksa u shpreh se njëra prej mbesave ka mbaruar për psikologji dhe prej dy vitesh nuk gjen dot punë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top