Video
Me dy fëmijë dhe keq ekonomikisht, ky është shqiptari që u vra dje nga grekja e droguar
Me dy fëmijë dhe keq ekonomikisht, ky është shqiptari që u vra dje nga grekja e droguarA. Shehaj
Lajme
35-vjeçari Valton Loka u vra ditën e djeshme në Greqi, pasi shkoi të ndihmonte fqinjën e droguar. Ditën e sotme, mediat greke kanë bërë me dije se viktima është prind i dy fëmijëve 7 dhe 15-vjeç.
Familja e shqiptarit jeton prej kohësh Ksiropotamo, Irakleo në Kretë. Ata janë përballur me probleme ekonomike pas krizës në Greqi, ndërsa bashkëshortja, me vdekjen e Valtonit, e ka të vështirë të përballojë ekonomikisht sjelljen e trupit të burrit në Shqipëri, ku edhe do t'i jepet lamtumira.
Mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte dënuar për vjedhje por ndodhej jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.
JOQ.al