Connect with us

BBC i kushton reportazh gjakmarrjes në Shqipëri: Pjatë që serviret e ftohtë për fëmijët

Video

BBC i kushton reportazh gjakmarrjes në Shqipëri: Pjatë që serviret e ftohtë për fëmijët

BBC i kushton reportazh gjakmarrjes në Shqipëri: Pjatë që serviret e ftohtë për fëmijëtF. Tenolli

Lajme

Gjiganti mediatik BBC, i ka kushtuar një reportazh një prej fenomeneve më shqetësues në Shqipëri.

Sipas artikullit, gjakmarrja mbetet një fenomen i fuqishëm dhe sot, ku 68 familje në Shkodër, në Veri të Shqipërisë, nuk munden dot të dalin nga shtëpitë e tyre.

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, por në Shqipëri mund të shërbehet vërtet shumë e ftohtë. Mosmarrëveshjet e njohura si gjakmarrje mund të përcillen në gjenerata të tëra.

BBC shkruan:

Vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar, në fshatin e tij të vogël në Shqipërinë e Veriut. Thuhet se Niko është ‘në gjak’, me fjalë të tjera, nën kërcënimin me vdekje për “krime” të supozuara, të kryera përpara se ai të lindte. Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar, dhe është në rrezik sa herë që largohet nga shtëpia e tij.

Reporterët e BBC udhëtojnë me një varkë për të vizituar Nikon, të shoqëruar nga mësuesja e tij, Liljana Luani.

Zonja Luani është specializuar për të mësuar “fëmijët në gjak” në shtëpitë e tyre. Gjakmarrje do të thotë se ata nuk mund të lënë shtëpitë e tyre, as për të shkuar në shkollë.

Mësuesja shprehet se:

Sipas Kanunit, ata nuk duhet të vrasin fëmijët dhe gratë. Por në ditët e sotme, nuk ndiqen as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit…Ka ndodhur që javë vrarë gra dhe fëmijë. Mendoj se autoritetet e forcimit të ligjit duhet të bëjnë më shumë dhe nuk janë duke punuar drejt. Familja e Nikos u prek nga gjakmarrja, vetëm pak kohë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri shkaktuar nga kolapsimi i firmave piramidale.

Sipas BBC, kjo familje u përfshi në një sherr për tokën me një familje tjetër të një fshati afër. Një anëtar i familjes së tij vrau një nga fqinjët. Dhe kjo i hapi rrugën një serie vrasjesh në komunitet, shkruan BBC.

Sipas zonjës Luani, Niko di fare pak gjëra për gjakmarrjen:

Ka dëgjuar nga njerëz të tjerë që flasin për çështjet që përfshijnë gjakmarrjen. Dhe gjithçka bën është të qëndrojë i heshtur. Por është edhe shumë i zemëruar. Ai e di që është “në gjak”, siç është edhe shprehja dhe që jeta e tij është në rrezik dhe duhet të jetë shumë i kujdesshëm”.

Ndërkohë Gjovalin Loka, drejtori i Policisë së rajonit të Shkodrës thotë se po bën të pamundurën për të parandaluar dhe për të investiguar çështjet e gjakmarrjes:

Ne kemi investiguar me intesitet çështje të vrasjeve të mundshme si pasojë e gjakmarrjes…Dhe ne kemi parandaluar disa raste pasi kemi marrë informacione që kanë qenë duke u përgatitur për të thyer ligjin”.

Gjoka thotë se njerëzit e keqpërdorin Kanunin duke shtuar:

Njerëz të ndryshëm e interpretojnë në mënyrën që ju duket e përshtatshme. Nuk zbatohet me korrektësi. Pavarësisht, ne kemi ligjet e shtetit modern shqiptar – që janë në dakordësi të plotë me ligjet evropiane – dhe ka përfunduar koha e Kanunit. Vendi i tij tashmë është në arkiva”.

Mësuesja shqetësohet për të ardhmen e Nikos:

Mendoj se është një problem që duhet të zgjidhet nga të gjithë. Duhet punuar shumë me prindërit, në veçanti me nënat e këtyre fëmijëve sepse janë nënat ato që u mësojnë dhe u kalojnë këtyre fëmijëve tolerancën, faljen dhe sesi të harrojnë dhe jo të vazhdojnë në ciklin e dhunës”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top