Video
Kosova si Shqipëria, do trajner me emër, por refuzohet keq
Kosova si Shqipëria, do trajner me emër, por refuzohet keqK. Demiraj
Sport
Pas largimit të Albert Bunjakut, Kombëtarja e Kosovës është vënë në kërkim të një trajneri që do udhëheqë përfaqësuesen në eleminatoret e ardhshme të europianit.
Pas emrave si Mattheus apo Tramezzani një tjetër emër i rëndësishëm ka qarkulluar në ambientin e kombëtares kosovare. Fjala është për Slaven Bilic.
Trajneri kroat i cili para pak ditësh u shkarkua nga drejtimi i ekipit të West Ham duket se i pëlqen shumë drejtuesve të federatës në Kosovë.
Por përgjigjia e kroatit duket se ka qenë menjëherë refuzuese duke mos e pranuar një punë të tillë.
Të shikojmë se si do zgjidhet çështja e stolit kosovar në vijim pasi shumë emra janë lakuar por asgjë nuk është bërë konkrete.
JOQ.al