Connect with us

Shqiptari shkoi ta ndihmonte, e droguara greke e masakroi me thikë dhe “gjunjëzohet” e penduar në gjykatë

Video

Shqiptari shkoi ta ndihmonte, e droguara greke e masakroi me thikë dhe “gjunjëzohet” e penduar në gjykatë

Shqiptari shkoi ta ndihmonte, e droguara greke e masakroi me thikë dhe "gjunjëzohet" e penduar në gjykatëF. Tenolli

Thashetheme

Gjykata greke ka caktuar masën “arrest në burg” për greken e cila masakroi me thikë shqiptarin Valton Loka.

Është mësuar se ajo ka thënë se gjykatë se:

Më falni, nuk doja, nuk jam vrasëse.

26-vjeçarja ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Ajo e qëlloi disa herë me thikë shqiptarin në shtëpinë e saj. Ai kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Valton Loka ishte prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike.

Gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top