Video
Rikthehet transporti me mushka, shqiptari po kalonte drogë drejt Malit të Zi
Rikthehet transporti me mushka, shqiptari po kalonte drogë drejt Malit të ZiA. Naçi
Lajme
Vite më parë janë raportuar raste të transportit të hashashit me mushka. Mirëpo, duket se ky lloj transporti preferohet ende nga shqiptarët.
Mediat malazeze kanë raportuar ditën e sotme se një sasi prej 33 kg marjuanë është bllokuar nga policia e këtij vendi. Mësohet se droga po transportohej me një mushkë në vijën kufitare nga një shqiptar. Ky i fundit ka lënë mushkën dhe ka mundur të largohet përpara se të arrestohet nga policia.
Sipas raportimit, trafikanti pasi ka hedhur drogën është futur në territorin shqiptar, sapo ka parë policinë.
Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i shqiptarit, ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen.
JOQ.al