Video
As Mavraj, as Hysaj, ja kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë ndaj Turqisë
As Mavraj, as Hysaj, ja kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë ndaj TurqisëL. Çela
Sport
Në mungesë të veteranit Ansi Agolli, i lënë pushim nga trajneri Christian Panucci, kapiteni i kombëtares shqiptare në miqësoren me Turqinë do të jetë Etrit Berisha.
Gardiani i portës është legjionari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi aktualisht, plot 40 të tilla.
Panucci e ka si rregull që kapiten vendoset lojtari me më shumë paraqitje, kështu që kësaj here nuk është nevoja për diskutime.
Elseid Hysaj dhe Mërgim Mavraj janë menduar si alternativa, por për të mos krijuar pakënaqësi është vazhduar me Berishën.
Me largimin e Thomas Strakoshës, kosovari do të jetë titullar ndaj turqve.
JOQ.al