Connect with us

Lajm i keq për pensionistët, shpërblimi për fundvitin sa një gjysëm gjeli

Video

Lajm i keq për pensionistët, shpërblimi për fundvitin sa një gjysëm gjeli

Lajm i keq për pensionistët, shpërblimi për fundvitin sa një gjysëm gjeliA. Naçi

Lajme

pensio

Ndryshe nga viti i kaluar, nga i cili priteshin zgjedhjet e 25 qershorit, këtë vit pensionistët nuk do të shpërblehen mirë për festat fundvitit. Vendimi, që pritet të zyrtarizohet gjatë dhjetorit ka në buxhetin e shtetit në total 1.8 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve.

Në relacionin e aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2017, qeveria ka saktësuar edhe fondin, edhe mënyrën e shpenzimit të tij, shkruan Panorama. Mesatarisht pensionistëve u takojnë rreth 2700 lekë shpërblim, por ato do të ndahen në dy kategeri.

Në relacionin e buxhetit të ndryshuar thuhet:

Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”.

Sa marrin pensionistët?

Me një llogari të thjeshtë, pjesëtimi i shumës së akorduar me numrin e pensionistëve sjell një shpërblim prej mesatarisht 2700 lekë për çdo pensionist, por skema pritet të jetë e ndryshme.

“Fatkeqësia” e pensionistëve është se këtë vit nuk është viti që u paraprin zgjedhjeve. Vjet qeveria i shpërbleu të gjithë pensionistët me 6 mijë lekë për festat e fundvitit me një fond prej 3.7 miliardë lekësh.

Por dhjetori 2016 u paraprinte zgjedhjeve të vitit 2017. Ndërsa dhjetori 2017 nuk u paraprin zgjedhjeve, ndaj dhe fondi është përgjysmuar në 1.8 miliardë lekë dhe si rrjedhojë edhe shpërblimi për festat. Sipas të dhënave, pritet që pensionistët të ndahen në dy kategori.

Pensionistët kryefamiljarë, që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh për festa, ndërsa pensionistët e tjerë, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim për festat.

Kjo sipas të dhënave në buxhetin e shtetit ku flitet për ndarjen e 1.8 miliardë lekëve, ose rreth 18 milionë USD për 650 mijë pensionistë.

Nga ana tjetër, mbetet në dorë të qeverisë rritja e mëtejshme e këtij fondi për të shtuar kështu edhe masën e shpërblimit për festa.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top