Video
Miqësorja me Turqinë, ky do të jetë formacioni ynë titullar në Antalia
Miqësorja me Turqinë, ky do të jetë formacioni ynë titullar në AntaliaL. Çela
Sport
Shqipëria nesër do të luajë kundër Turqisë në miqësoren e parë të trajnerit Christian Panucci pas fushatës së eliminatoreve të Botërorit 2018.
Befasitë e tij në formacionin e titullarëve në Antalia nuk janë të pakta. Sabien Lilaj rikthehet si titullar në kombëtare. Korçari do të pozicionohet para mbrojtjes.
Porta do të mbrohet nga Berisha (pas largimit të Strakoshës), kurse mbrojtja nuk ka befasi, me Hysajn, Mavrajn, Veselin dhe Lenjanin.
Xhaka dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesfushës qendrore me Lilajn, kurse krahët e sulmit do të mbulohen nga Roshi dhe Grezda, të preferuarit e italianit Panucci.
Sulmi? As mos pyesni! Sadiku duket i palëvizshëm.
JOQ.al