Video
E futi në kazanin mediatik, gazetarja italiane i nxjerr “dhëmbët” Ramës: Do dëgjohemi prapë
E futi në kazanin mediatik, gazetarja italiane i nxjerr “dhëmbët” Ramës: Do dëgjohemi prapëD. Cani
Lajme
Vetëm pak ditë më parë, emisioni investigativ italian “Le Iene” solli vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që detyrohen të lënë shkollën dhe të punojnë për të siguruar jetesën e tyre.
Fill pas kësaj, kryeministri Edi Rama bëri një vizitë në këtë qytet, vetëm për t’u thënë se ishte i zhgënjyer nga gazetarët e “Le Iene”, pasi sipas tij, edhe ata janë pjesë e kazanit mediatik, duke gënjyer dhe postuar imazhe të vjetra.
Mirëpo, rreth këtyre akuzave është informuar edhe gazetarja e emisionit, e cila në një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar se imazhet i ka marrë vetë ajo.
Alice Martinelli thotë se fotot i ka bërë në 14 tetor të 2017 dhe se nuk i intereson nëse nuk e besojnë.
Ajo shkruan:
Do dëgjohemi prapë, ne kemi bërë punën tonë, nëse dikujt nuk i pëlqen, punë për të”.
JOQ.al