Video
Protesta në Vjenë kundër dënimit me 746 vite burg të shqiptarëve të grupit “Kumanova”
Protesta në Vjenë kundër dënimit me 746 vite burg të shqiptarëve të grupit "Kumanova"F. Tenolli
Lajme
Kundër dënimit të shqiptarëve të grupit “Kumanova” nga drejtësia maqedonase, ka patur protesta nga një grup shqiptarësh në Vjenë.
Protestuesit fajësonin shtetin maqedonas si shovinist ndërkohë që mbanin pankarta në duar.
Protesta e tyre erdhi 10 ditë pasi Gjykata Themelore e Shkupit i dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave dy vjet më parë, raportojnë mediat maqedonase.
Të premten, qeveria e Kosovës njoftoi se do të japë 219.000 euro për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të të dënuarve.
Secilës familje, nga sa shpjegoi kryeministri Ramush Haradinaj, do t’i jepen 10.000 euro nga buxheti i Kosovës.
Një pjesë e mirë e 37 të dënuarve në Shkup janë nga Kosova dhe ish-anëtarë të UÇK-së. Në Kosovë pati protesta të shumta ndaj vendimit të gjykatës maqedonase dhe vetë Haradinaj e thirri për konsultime ambasadorin e saj në Shkup.
Një hetim ndërkombëtar është i nevojshëm, sipas tij, për të ndihmuar të hidhet dritë sa më mirë mbi situatën.
JOQ.al