Video
Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre 404 shqiptarë
Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre 404 shqiptarëD. Cani
Lajme
33 mijë e 293 persona kanë vdekur në përpjekje për të arritur Europën dhe 404 prej tyre janë shqiptarë.
Ky është rezultati i publikuar së fundmi nga gazeta gjermane “Tagesspiegel”, e cila ka publikuar listën me emra, mbiemra, origjinën dhe shkakun e vdekjes, të personave që kanë tentuar të arrijnë Europën dhe kanë humbur jetën.
Bëhet fjalë për një rezultat që nga viti 1993, ku figurojnë y edhe shqiptarët, sidomos në vitet ’90, bashkë me marokenë, afganë, jugosllavë, irakenë, iranianë e së fundmi afrikanë të tjerë dhe sirianë.
Gazeta ka bashkëpunuar me disa ente dhe agjenci për të arritur në këtë rezultat final dhe lista e plotë është këtu.
JOQ.al