Video
Surpriza e Ramës për Visho Ajazi, ky është posti që i ka dhënë
Surpriza e Ramës për Visho Ajazi, ky është posti që i ka dhënëA. Naçi
Lajme
Visho Ajazi pak kohë më parë dha dorëheqjen nga kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit duke mos lënë asnjë vend për diskutim. Kryeministri Edi Rama pak momente më parë ka bërë propozimin që Visho të emerohet ambasador i Shqipërisë në NATO.
Ky propozim i është dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.
Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga posti i kreut të SHISH në 30 tetor, ndërsa ishte emëruar në vitin 2012 nga Sali Berisha.
Visho Ajazi është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në fillim të viteve '90 u emërua diplomat dhe sekretar i parë në Ambasadën Shqiptare ne Arabinë Saudite.
Ndërsa gjatë drejtimit të SHISH nga Bashkim Gazidede, Visho Ajazi Lika mori postin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm deri në 1997.
Më pas u largua për pak kohë drejt Kanada ku mori edhe shtetësinë, ndërsa me ardhjen në pushtet të PD u rikthye sërish në Shqipëri. Gjatë qeverisë “Berisha 2” ai mbajti postin e zëvendësministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, ndërsa në 2012 u emërua shef i SHISH.
JOQ.al