Connect with us

Call center, “miniera” e kohëve moderne që po paralizon rininë shqiptare

Video

Call center, “miniera” e kohëve moderne që po paralizon rininë shqiptare

Call center, "miniera" e kohëve moderne që po paralizon rininë shqiptareA. Shehaj

Lajme

cal

Nga Elmas Bogdani

Zyrat e call center në Tiranë lulëzojnë si tulipanët në pranverën dixhitale shqiptare. Zyra të vogla dhe të mëdha të mbushura me tavolina, kompiuter dhe shpirtra të zënë.

"Forca, le të lëvizim, pak më të shpejt!", – bërtet një vajzë që mund të jetë 25-vjeç dhe komandon 20 operatorë në vendin e punës. Kokën poshtë dhe kufjet e vendosura për të bërë telefonata.

"Nëse zotëron një gjuhë të huaj, mund të aplikosh në agjencinë tonë", është fraza që po dëgjohet më shpesh kohët e fundit.

Janë gati 20 mijë të rinj, në Shqipëri të punësuar, në pothuaj 300 call center. Vajza dhe djem që kanë mbaruar studimet e larta, ose janë duke i përfunduar. Juridik, ekonomik, gjuhë të huaja, të gjithë në gatishmëri për një vend pune.

Motra ime është një studente që punon në një nga këta call centër dhe unë vendos që ta kaloj një pasdite në ambientin e saj të punës. Ishte diçka e re për mua. Ishte e frikshme në momentin kur filluan telefonatat. Zhurma ishte shumë e madhe. E pyes motrën se si mund të punohej në një mjedis kaq të zhurmshëm?

Ajo thotë duke qeshur:

Kur mbaron puna, nuk duron dot as mizën. Çdo bisedë të bezdis. Veshët të dhëmbin sa nga zhurma, por dhe nga kufjet. Me kalimin e kohës mësohesh dhe nuk të bën më përshtypje. Dhe rroga në fund të muajit e bën edhe më të lehtë punën".

Ndërsa drejtuesi i grupit, ose supervizori, siç e quanin operatorët, tha që më shumë problem e kanë operatorët e rinj. Ata që kanë disa muaj punë.

E pyes se a është e lehtë për të filluar punë në call centër dhe më përgjigjet:

Mjafton që të dish një gjuhë të huaj, por jo në mënyrë perfekte. Në rastin tonë që është gjuha italiane, shumica vijnë me gjuhën të mësuar nga televizioni".

Kur pyes një operatore tjetër se përse kishte zgjedhur këtë punë më përgjigjet:

Jam studente dhe me duhet një punë, sepse shpenzimet këtu në Tiranë janë shumë të mëdha. Call centeri ma ofron këtë mundësi sepse më përshtatet me orarin e shkollës. Asnjë punë tjetër nuk e bën".

Ndërsa shoqja e saj ngjitur me të vazhdoi:

Kam mbaruar shkollën për ekonomi. Një nga bankat këtu në Tiranë kërkonte punonjëse dhe unë aplikova, por atje të mbanin në provë. Kjo është puna e vetme, ku nuk ke nevojë për stazh dhe provë. Rroga po ashtu dhe orari është shumë herë më i mirë se puna në shtet"./

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top