Connect with us

Degradimi i Top Channel-it, vjollcizmi rikthen komunizmin me “trakte”

Video

Degradimi i Top Channel-it, vjollcizmi rikthen komunizmin me “trakte”

Degradimi i Top Channel-it, vjollcizmi rikthen komunizmin me "trakte"L. Çela

Vec-e-jona

topi

Lajmi i shkarkimit të Sokol Ballës si drejtor i informacionit në Top Channel sot ishte i papritur. Kanali televiziv më fitimprurës në vend e ka mbrojtur gazetarin edhe në ditët e tij më të vështira, kur atij iu publikua një video intime.

Ja që gjërat kanë ndryshuar. Top Channel ka ndryshuar.

Fakt: Balla nuk ka pranuar ndryshimin e linjës editoriale në sulm pa kushte kundër qeverisë aktuale. Kjo ka sjellë largimin e tij të menjëhershëm.

Pasuesi i tij, Endri Xhafo, është një “prurje opozitare” e muajve të fundit (edhe pse i rikthyer) dhe një gazetar i cili ka kohë që i ka intensifikuar reagimet e tij kundër të majtës.

Nëse para ardhjes së Edi Ramës në pushtet qeshnim me batutën “t’fala Sandrit”, tanimë duhet të nisim një tallje krejt tjetër. Asokohe TV Klan ishte pro qeverisë së Sali Berishës dhe opozitari Rama e sulmonte hapur sa herë kishte mundësi.

Pas vitit 2013, TV Klan ndryshoi, siç e ka për zakon. Nga simotër e TVSH-së, kameleoni vazhdoi avazin dhe mori disa ngjyra disi të pakuptueshme në fillim, duke u kthyer në “shoqe me sistemin”. E pritshme!

Lajme shkarkimesh kemi dëgjuar nga “Mapo” dhe “ABC News”, por jo për gjigantin e gjigantëve, Top Channel. Vjollca Hoxha, duke dashur me çdo kusht të kontrollojë Postën Shqiptare, ka preferuar t’i bëjë presion Kryeministrit Rama dhe, madje, duke bërë sakrifica.

E kush e priste? Deri më sot kjo medie ishte mbrojtëse e qeverisë, duke u radhitur në ushtrinë e palodhshme pro Ramës në të gjitha betejat e mundshme, shpesh edhe me kosto të frikshme.

Top Channel ka mbaruar, thonë qindra mijëra shqiptarë. Magjia e viteve të para nuk shihet më, sepse interesi po vret gazetarinë. E dhimbshme, kur e mendon, sepse dikur ky televizion ishte standard në thuajse gjithçka.

Vjollcizmi, pra, riktheu komunizmin në Kashar. Sa turp! / JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top