Video
Rama poston foton propagandistike, qytetari “e bën për ujë të ftohtë” me fakte
Rama poston foton propagandistike, qytetari “e bën për ujë të ftohtë” me fakteM. Gjini
Vec-e-jona
Mbrëmjen e djeshme në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u postua një foto ku ai i ftonte qytetarët që të krahasonin çmimin mesatar të energjisë për familjarë në vitin 2013 dhe aktualisht në vitin 2017.
Sipas tij ky çmim ishte ulur. Madje jo vetëm kaq, por përveç mesazhit propagandues, Rama nuk harroi të shkruante se “kazani” mediatik raportonte të kundërtën, pra sikur çmimet e energjisë elektrike ishin rritur.
Por në fakt, për fatin e tij të keq dhe tonin gjithashtu, një qytetar ka kontaktuar pranë redaksisë sonë duke e hedhur poshtë me fakte këtë postim të Ramës. Qytetari ka dërguar pranë redaksisë dy fatura të energjisë elektrike, përkatësisht njërën nga muaji tetor i vitit 2013 dhe tjetrën nga muaji tetor i vitit 2017.
Për çudi, rezulton se çmimi nuk është ulur siç pretendohet, por përkundrazi ai është rritur, madje jo pak por plot 23,3 % më shumë sesa në vitin 2013. Kështu, çmimi në tetor 2013 ka qenë 7,70 lekë për kWh ndërsa në tetor 2017 është 9,50 lekë për kWh.
E çtë themi më tepër?
JOQ.al