Video
“Le Iene” nuk ndalet: Do vijmë sërish në Shqipëri, ky është reportazhi i radhës
“Le Iene” nuk ndalet: Do vijmë sërish në Shqipëri, ky është reportazhi i radhësD. Cani
Lajme
Emisioni investigativ italian "Le Iene" që shfaqi reportazhin për fëmijët e Bulqizës që mbledhin krom, nuk do të ndalet me kaq.
Edhe pse u akuzuan nga kryeministri Rama se kanë nxjerrë pamje të vjetra, gazetarët thonë se do "zbarkojnë" sërish në Shqipëri.
Taulant Kopliku, gazetar i "Le Iene" në një lidhje në Skype për InTv ka thënë:
"Le Iene" do të rikthehet në Shqipëri për të realizuar një reportazh tjetër, kësaj here për lidhjet e klaneve shqiptare të drogës me ato të Katanias në Itali. Kemi dokumenta! Bëhet fjalë për trafiqe të mëdha droge mes dy shteteve, Shqipëri-Itali.”
JOQ.al