Connect with us

Gazetarja gozhdon Mogherinin: Pse shqiptarët duan të ikin, kur është bërë kaq shumë progres?

Video

Gazetarja gozhdon Mogherinin: Pse shqiptarët duan të ikin, kur është bërë kaq shumë progres?

Gazetarja gozhdon Mogherinin: Pse shqiptarët duan të ikin, kur është bërë kaq shumë progres?A. Shehaj

Lajme

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët mes Federica Mogherinit dhe ministrit Ditmir Bushati, ishte gazetarja shqiptare Erisa Zyka, ajo që iu drejtoi disa pyetje të dyve.

Duke marrë shkas nga deklaratat e Mogherinit, e cila ngriti lart figurën e Shqipërisë dhe tha ndër të tjera se vendi ynë ka bërë progres, Erisa pyeti me të drejtë se pse ka kaq shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi ynë.

Gazetarja kërkoi një deklaratë nga Mogherini edhe në lidhje me çështjen Tahiri si dhe trafikimin masiv të lëndëve narkotike, por siç mund ta shikoni edhe vetë më poshtë, përgjigja e zyrtares së lartë është shumë e tërthortë dhe tepër e largët në lidhje me pyetjet konkretet.

Federica Mogherini u shpreh:

E kam deklaruar se çështja e kultivimit të drogës duhet të merret shumë seriozisht dhe të veprojë forca e ligjit. Agjencitë ligjzbatuese janë duke bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare dhe Guardia di Finanzën dhe me sa di, bashkëpunimi vijon e hetimet vijojnë. Nuk dua të bëj asnjë koment në lidhje me këtë hetim. Respektoj dhe admiroj që këto çështje të ngelen në kuadrin e diskutimeve politike. Shoh vendosmëri, që ka bashkëpunim mes agjencive dhe duhet të shohim patjetër rezultate konkrete në vijim. Ky nuk është një kusht i BE, por më së shumti një kusht i vendosur nga vetë populli shqiptar. Është e rëndësishme që të ketë vendosmëri dhe bashkëpunim të plotë me të gjitha shtetet".

Me pak fjalë, asnjë deklaratë në lidhje me çështjen Tahiri, por vetëm për bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top